Mblidhet kryesia e re e Aleancës, ja vendimet që u morën

20:55 | 27 Korrik 2026
mblidhet-kryesia-e-re-e-aleances,-ja-vendimet-qe-u-moren

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka njoftuar se kanë mbajtur mbledhjen konstituive të Kryesisë së re të Aleancës, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Gjini ka thënë se kanë miratuar agjendën vjetore të punës dhe planin e aktiviteteve që do të shtrihen shumë shpejt në të gjitha degët e Aleancës në Kosovë.

“Përveç organizimit të brendshëm, diskutuam gjatë edhe për zhvillimet aktuale politike pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Në këtë rrugëtim, qëndrimi ynë mbetet i qartë dhe i palëkundur: Aleanca është e përkushtuar vetëm për një proces politik që garanton stabilitet, përgjegjësi dhe orientim të qartë për Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Gjini.

Komento: