Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit

11:30 | 28 Korrik 2026
ministri-francez-ne-kfor:-kjo-force-shumekombeshe-deshmon-perkrahjen-e-evropes-per-stabilitetin-e-rajonit

Ministri francez për Evropën, Benjamin Hadad, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot ka vizituar edhe selinë qendrore të KFOR-it.

Hadad ka shkruar se prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit.

“Shpreha mirënjohjen time për ushtarët tanë francezë të vendosur në Kosovë.Kjo forcë e armatosur shumëkombëshe është shembull i mbështetjes evropiane për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Hadad./Gazeta10

Komento: