Ministri francez viziton Manastirin e Graçanicës: Vend me rëndësi për serbët e Kosovës, pasqyron karakterin multietnik të vendit

14:30 | 28 Korrik 2026
ministri-francez-viziton-manastirin-e-gracanices:-vend-me-rendesi-per-serbet-e-kosoves,-pasqyron-karakterin-multietnik-te-vendit

Ministri i deleguar për Europën i Francës, Benjamin Haddad, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, shkoi për të vizituar edhe Manastirin e Graçanicës.

Ai tha se ky objekt pasqyron karakterin multietnik të Kosovës.

“Vizitë e mrekullueshme në Manastirin Ortodoks të Graçanicës, një vend me rëndësi të veçantë për kulturën dhe historinë e serbëve të Kosovës, i cili pasqyron karakterin multietnik të vendit”, shkroi ai në X.

Haddad erdhi në Kosovë për nënshkrimin e katër marrëveshjeve që lidhen me fushën e drejtësisë, sportit e arsimit.

Ai u takua me krerët në detyrë të institucioneve dhe përfaqësues të partive politike.

Komento: