Dyshohet se vinçi zuri një person në Prishtinë dhe ra mbi kulmin e një shtëpie (VIDEO)

16:40 | 28 Korrik 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku një person dyshohet se është zënë nga një vinç.

Sipas burimeve, përveç se e ka zënë personin, vinçi ka rënë edhe mbi kulmin e një shtëpie që ndodhet pranë kantierit, raporton Gazeta10.

Burimet e Kanal10 bëjnë të ditur se personi i përfshirë ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ekipet emergjente dhe autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje./Gazeta10

Komento: