Zelensky ndan pamje nga takimi me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë: Faleminderit SHBA-së

18:40 | 28 Korrik 2026
zelensky-ndan-pamje-nga-takimi-me-trumpin-ne-shtepine-e-bardhe:-faleminderit-shba-se

Janë publikuar imazhet e para të takimit të presidentit amerikan, Donald Trump me homologun e tij ukrainas, Volidimyr Zelensky.

Ky u fundit i ka publikuar pamjet e takimit në Shtëpinë e Bardhë, që ishte me dyer të mbyllura për mediat, raporton BBC

Zelensky ka thënë se pati një takim të mirë me Trumpin dhe se të dy diskutuan rëndësinë e mbrojtjes së ukrainasve dhe se si SHBA-ja mund ta ndihmojnë Ukrainën me sistemet e mbrojtjes nga raketat.

“Një takim i mirë me Presidentin Trump në Zyrën Ovale. Faleminderit për gjithçka që bëjmë së bashku për të mbrojtur jetën e ukrainasve dhe për të arritur paqen. Para së gjithash, i shpreha ngushëllimet tona Presidentit Trump për vdekjen e Lindsey Graham. Ai ishte një mik i vërtetë i Ukrainës.”, ka shkruar Zelensky.

Ai ka thënë se me Trumpin kanë diskutuar për licencat për prodhimin e interceptorëve për Patriotët dhe disa ide të tjera që mund të ndihmonin.

Komento: