Aksion i gjerë në Prishtinë: Inspektohen 65 auto-parkingje, evidentohen shkelje të shumta

09:55 | 30 Korrik 2026
aksion-i-gjere-ne-prishtine:-inspektohen-65-auto-parkingje,-evidentohen-shkelje-te-shumta

Aksion i gjerë në Prishtinë: Inspektohen 65 auto-parkingje, evidentohen shkelje të shumta

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet relevante të policisë, Administratën Tatimore dhe Prokurorinë e Shtetit kanë kryer një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në Prishtinë, me ç’rast ka gjetur shkelje të ndryshme përfshirë dhe shmangie tatimi.

“Njësitë policore të DHKEK-së në koordinim dhe bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Edhe në Ferizaj, në 32 auto-parkingje u gjetën shmangie e tatimit nga ana e pronarëve dhe shkelje të tjera ligjore nga marrëdhënia e punës.

Komento: