Anëtarët e një familjeje në Rahovec sulmojnë policët, një arrestohet

10:40 | 30 Korrik 2026
anetaret-e-nje-familjeje-ne-rahovec-sulmojne-policet,-nje-arrestohet

Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Rahovec, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë intervenimit policor, i dyshuari, së bashku me disa familjarë, dyshohet se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Komento: