Ferati: Gjithçka është gati për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së

17:40 | 30 Korrik 2026
ferati:-gjithcka-eshte-gati-per-mbajtjen-e-kuvendit-te-ldk-se

Pak para nisjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës anëtari i kësaj partie dhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ferati tha se janë marrë të gjitha masat organizative për mbajtjen e kuvendit, duke theksuar se janë respektuar të gjitha normat statutare dhe procedurat e parapara për zhvillimin e tij.

Nga vendi i ngjarjes, gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani, do të sjellë zhvillimet e fundit dhe informacione të reja lidhur me ecurinë e Kuvendit të LDK-së.

Komento: