Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

09:25 | 31 Korrik 2026
kercenimet-e-organizates-“severna-brigada”-ndaj-zyrtareve,-policia-nis-hetimet

Një rast i veprës penale “Kryerje e veprës penale terroriste” është raportuar në Zubin-Potok, ku një organizatë e ashtuquajtur “Severna brigada” dyshohet se ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë.

Sipas raportit policor, më 28 korrik 2026, përmes një rrjeti social janë bërë kërcënime ndaj zyrtarëve institucionalë.

“KRYERJE E VEPRËS PENALE TERRORISTE – Zubin-Potok  28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna brigada” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore.”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: