
Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Sibel Halimi, ka thënë se LDK me Kuvendin e jashtëzakonshëm ka dëshmuar se demokracia e brendshme e partisë s’është vetëm në letër, por një kulturë politike që ndërton besim dhe legjitimitet.
Ajo ka thënë se demokracia në një parti s’matet nga mungesa e dallimeve, por nga mënyra se si ato kapitalizohen në të mirë të partisë.
Postimi i plotë:
Demokracia nuk matet nga mungesa e dallimeve, por nga mënyra se si ato shndërrohen në vendimmarrje të përbashkët.
Mbrëmë, përmes një procesi të qetë dhe demokratik, delegatët e LDK-së rikonfirmuan besimin për vazhdimin e mandatit të Lumir Abdixhiku në krye të partisë.
Pluralizmi i mendimeve nuk e dobëson një organizatë politike, përkundrazi, kur respektohet dhe adresohen përmes rregullave demokratike, ai e fuqizon atë.
Prandaj, pavarësisht dallimeve në qëndrime, LDK dëshmoi edhe një herë se demokracia e brendshme nuk është vetëm parim i shpallur, por kulturë politike që ndërton besim dhe legjitimitet.