Ra në ujë në një restorant në Mitrovicë, shpëtohet mrekullisht fëmija – Spitali jep detaje

22:55 | 31 Korrik 2026

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, ka bërë të ditur se është shpëtuar mrekullisht një fëmijë, i cili kishte rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit.

Në njoftim jepen detaje, ku thuhet se, në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha që kishte reaguar menjeherë me masa reanimatore, dhe se, më të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana.

Postimi:

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë si pasojë e rënies në ujë

​Në orët e pasdites, nga ekipi mjekësor i Urgjencës së Qytetit në Mitrovicë është sjellë një fëmijë në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e rënies në ujë në njërin nga restorantet e qytetit.

Në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha që kishte reaguar menjeherë me masa reanimatore.

​Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana.

​Po ashtu, ekipi i infermierëve: Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku, Afrim Syla  dhe teknikët e anestezionit, Musa Kurti dhe Gjyljeta Hajdari.

​Pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, fëmija është transferuar në QKUK me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët për trajtim të mëtejshëm, me parametra mjekësorë më stabilë.

Komento: