“Duhej të jepte dorëheqje vetë” – Smakiqi me kritika të forta ndaj Abdixhiku

23:05 | 31 Korrik 2026
“duhej-te-jepte-doreheqje-vete”-–-smakiqi-me-kritika-te-forta-ndaj-abdixhiku

Avokati Xhevdet Smakiqi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar qëndrimin e tij në parti si një shkelje të etikës dhe integritetit politik.

Sipas Smakiqit, përpjekja e Abdixhikut për të qëndruar në një subjekt politik ku, siç tha ai, nuk është i dëshiruar, përbën një degradim të madh të standardeve politike.

“Ky është një degradim i madh i etikës dhe integritetit edhe personal edhe politik të një kryetari që tenton të qëndrojë në një parti ku nuk e dëshirojnë. Ai duhet të jepte dorëheqje vet”, ka deklaruar Smakiqi.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë debatet dhe tensionet rreth udhëheqjes së partisë./Gazeta10

Komento: