Kurti në Zubin Potok, ku po hetohet një lokacion i dyshuar për varrezë masive

11:50 | 01 Gusht 2026
kurti-ne-zubin-potok,-ku-po-hetohet-nje-lokacion-i-dyshuar-per-varreze-masive

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar këtë të shtunë fshatin Kalludër e Vogël në komunën e Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime në një lokacion të dyshuar për varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Gjatë vizitës, Kurti u njoh nga afër me ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, duke e cilësuar këtë si një detyrim institucional dhe moral ndaj familjeve të viktimave.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe ekzaminimet mjeko-ligjore në vendngjarje, ndërsa institucionet kanë bërë thirrje që të priten rezultatet zyrtare të procesit të identifikimit.

Komento: