Lot, emocione dhe duartrokitje, momenti i Katy Perry me 10-vjeçaren shqiptare që u kthye në simbolin e natës në Sunny Hill

13:50 | 01 Gusht 2026
lot,-emocione-dhe-duartrokitje,-momenti-i-katy-perry-me-10-vjecaren-shqiptare-qe-u-kthye-ne-simbolin-e-nates-ne-sunny-hill

Një nga momentet më prekëse të performancës së Katy Perry në natën e parë të Sunny Hill Festival nuk ishte pjesë e skenografisë apo koreografisë, por një takim i papritur me një vajzë të vogël nga publiku, që emocionoi mijëra të pranishëm.

Gjatë koncertit, këngëtarja iu afrua audiencës dhe nisi të bisedonte me një vajzë 10-vjeçare.

E vogla prezantoi veten duke thënë se quhej Era, ishte nga Shqipëria dhe se pjesëmarrja në koncert ishte dhurata që kishte marrë për ditëlindjen e saj

E pushtuar nga emocionet, Era nuk arriti t’i mbante lotët, ndërsa rrëfimi i saj preku edhe vetë Katy Perry.

Artistja u përlot, iu afrua vogëlushes dhe e ftoi të këndonin së bashku hitin e saj të njohur “Roar”, duke e kthyer atë në protagonisten e një prej çasteve më të bukura të mbrëmjes.

Teksa interpretonin bashkë, Katy Perry vazhdonte të ishte e emocionuar dhe me lot në sy, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe nisi të brohoriste emrin e Erës.

bërë këtë një nga momentet më të veçanta të koncertit.

Pamjet e këtij takimi prekës u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku mijëra njerëz e cilësuan si momentin më emocional të natës së parë të Sunny Hill Festival, një kujtim që do të mbetet gjatë si për Katy Perry-n, ashtu edhe për vogëlushen Era

Komento: