Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht

15:00 | 01 Gusht 2026
arrestohet-ne-shkup-22-vjecari-kosovar,-i-kerkuar-nderkombetarisht

Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, arrestuan shtetasin e Kosovës G.K. (22-vjeç).

Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes.

“G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, u tha në njoftimin e MPB-së maqedonase.

Komento: