Shembet miniera e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

16:50 | 01 Gusht 2026
shembet-miniera-e-kromit-ne-bulqize,-dyshohet-per-nje-viktime

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës.

Dyshohet se është shembur një masiv shkëmbor në njësinë administrative Zerqan dhe ka zënë poshtë 3 persona, ku njëri dyshohet se ka humbur jetën.

“Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

“Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Komento: