BE do të mbajë mbledhje urgjente për të diskutuar situatën në Ceuta

19:35 | 01 Gusht 2026
be-do-te-mbaje-mbledhje-urgjente-per-te-diskutuar-situaten-ne-ceuta

Bashkimi Evropian ka njoftuar se të martën do të mbajë një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën në Ceuta.

Bisedimet do të zhvillohen përmes videokonference mes ministrave të vendeve anëtare, raporton SkyNews.

Irlanda, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, bëri të ditur se e ka thirrur mbledhjen e Këshillit të BE-së për Drejtësi dhe Punë të Brendshme për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Kalimet e emigrantëve drejt territorit spanjoll kanë shtyrë disa liderë evropianë të kërkojnë bashkëpunim më të madh mes vendeve për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Komento: