Aksident mes një automjeti e motoçiklete në Podujevë, lëndohet një person

21:05 | 01 Gusht 2026
aksident-mes-nje-automjeti-e-motociklete-ne-podujeve,-lendohet-nje-person

Një aksident trafiku mes një automjeti dhe motoçiklete ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta10 zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta10

Komento: