
Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimet për veprat penale “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 19:00, pas një mosmarrëveshjeje në familje, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.