
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen lidhur me rastin në Zubin Potok, është identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabukë, ku ekzistojnë dyshime për praninë e mbetjeve mortore.
Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pas marrjes së autorizimit nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit