Djegie dhe tentim sulmi në shtëpinë e familjes Berisha, e rikthyer pas 28 vitesh në Zveçan

10:45 | 03 Gusht 2026
djegie-dhe-tentim-sulmi-ne-shtepine-e-familjes-berisha,-e-rikthyer-pas-28-vitesh-ne-zvecan

Pas plot 28 vitesh largimi të detyruar, familja Berisha u rikthye me shpresë në shtëpinë e tyre në Zveçan.

Pas dekadash mungese, ata kishin nisur restaurimin e shtëpisë, duke u përpjekur t’i rikthenin jetën dhe kujtimet vendit që e kishin lënë pas që nga koha e luftës.

Mirëpo  të dielën mbrëma, shtëpia e familjes Berisha u përfshi nga një incident i rëndë, ku pati djegie dhe dyshohet për një tentim sulmi ndaj pronës.

Siç raportohet, lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Komento: