Rikthehet qarkullimi i trenit që u ndërpre përkohësisht

13:50 | 03 Gusht 2026
rikthehet-qarkullimi-i-trenit-qe-u-nderpre-perkohesisht

Qarkullimi i trenit është rikthyer gjatë mesditës në linjen Prishtinë-Pejë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot ku një grua vdiq si pasojë e goditjes nga ky mjet transportues.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Trainkos, Behxhet Haziri.

“Qarkullimi i trenit ishte ndërprerë përkohësisht për shkak rastit të rëndë që ka ndodhur, për arsye të verifikimit të makinistit dhe procedurave tjera. Pas kryerjes së këtyre procedurave, linja e mesditës ka vazhduar normalisht qarkullimin”, deklaroi ai./KK

Komento: