Kurti e Abdixhiku takohen nesër në Kuvend prej orës 18:00

17:45 | 03 Gusht 2026
kurti-e-abdixhiku-takohen-neser-ne-kuvend-prej-ores-18:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve shtetërore.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, nesër në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, tha Mustafa.

Lideri i Vetëvendosjes ka ftuar për takim liderët e partive politike. Derisa Abdixhiku i është përgjigjur pozitivisht, ftesën për takim e kanë refuzuar Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës.

Komento: