Dyshohet se është i përfshirë për varrezën në Kalludër, 1 muaj paraburgim ndaj Jugosllav Radeviç

18:00 | 03 Gusht 2026
dyshohet-se-eshte-i-perfshire-per-varrezen-ne-kalluder,-1-muaj-paraburgim-ndaj-jugosllav-radevic

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Jugosllav Radeviç, të dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok. Radeviç u arrestua të shtunën mbrëma.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, udhëheqëse e Zyrës për Informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

E javën e kaluar u arrestuan tre persona në Zubin-Potok të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Derisa të martën u zbulua një varr masiv në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut ndërsa të dielën ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, konfirmoi zbulimin e një varri tjetër masiv në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut.

Komento: