Paraziti që përhapet përmes ushqimit ‘godet’ ShBA-në, raportohet për dy vdekje

08:15 | 04 Gusht 2026
paraziti-qe-perhapet-permes-ushqimit-‘godet’-shba-ne,-raportohet-per-dy-vdekje

Zyrtarët shëndetësorë në Michigan kanë konfirmuar dy vdekjet e para të lidhura me shpërthimin e ciklosporiazës, një infeksion parazitar që përhapet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar dhe shkakton diarre të rëndë.

Sipas autoriteteve, të dy personat që kanë humbur jetën kishin probleme të tjera serioze shëndetësore, të cilat mund të jenë përkeqësuar nga infeksioni dhe dehidratimi, raporton BBC

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ciklosporiaza është raportuar në 45 shtete të ShBA-së, me rreth 7 mijë raste të konfirmuara laboratorike.

Megjithatë, CDC thekson se vdekjet nga ky infeksion janë të rralla dhe sëmundja zakonisht nuk konsiderohet kërcënuese për jetën.

Paraziti prek zorrët dhe zakonisht
transmetohet përmes konsumimit të frutave dhe perimeve të kontaminuara.

Autoritetet amerikane dyshojnë se shpërthimi i këtij viti lidhet me marulen e importuar nga Meksika.

Komento: