Kurti: Me Abdixhikun nuk kemi folur për presidentin

21:25 | 04 Gusht 2026
kurti:-me-abdixhikun-nuk-kemi-folur-per-presidentin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është diskutuar çështja e presidentit.

Pas përfundimit të takimit, Kurti tha se biseda është fokusuar në zhvillimet politike dhe mundësitë për tejkalimin e ngërçit institucional, ndërsa theksoi se tema e zgjedhjes së presidentit nuk ka qenë pjesë e diskutimeve.

“Nuk kemi folur për president”, deklaroi Kurti, duke bërë të ditur se takimi me Abdixhikun nuk ka prodhuar marrëveshje mes dy partive./Gazeta10

Komento: