
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Pas përfundimit të takimit, Kurti ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshje me LDK-në. Ai ka bërë të ditur se nëse nuk ka një dakordim politik, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
“ Nëse nuk kemi marrëveshje, zgjedhjet mund të shkaktohen”, ka deklaruar Kurti pas takimit.
Bisedimet mes dy liderëve u zhvilluan në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë takime të tjera ndërmjet palëve
Lajmi në përditësim