Dogana e Kosovës kërkon mendimin e qytetarëve për dizajnin e 27-vjetorit të themelimit

09:55 | 05 Gusht 2026
dogana-e-kosoves-kerkon-mendimin-e-qytetareve-per-dizajnin-e-27-vjetorit-te-themelimit

Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e përzgjedhjes së dizajnit zyrtar për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të institucionit, i cili do të festohet më 31 gusht.

Përmes një njoftimi, Dogana ka bërë të ditur se ka përgatitur katër propozime të ndryshme të dizajnit për postimin e jubileut dhe ka kërkuar nga publiku të “votojë” për versionin që e konsideron më të përshtatshëm.

Qytetarët ftohen të shikojnë fotografitë e publikuara dhe të tregojnë në komente se cilin dizajn do ta zgjidhnin për këtë vit.

Sipas Doganës së Kosovës, mendimi i qytetarëve do të ndihmojë në përzgjedhjen e dizajnit që do ta përfaqësojë më së miri këtë përvjetor të rëndësishëm.

Komento: