Sulm në Leposaviq, arrestohet një shtetas i Serbisë

10:45 | 05 Gusht 2026
sulm-ne-leposaviq,-arrestohet-nje-shtetas-i-serbise

Një person është arrestuar të martën në Leposaviq, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar të Kosovës.

Sipas informacioneve të policisë, i dyshuari, shtetas i Serbisë, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar qytetarin.

Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Komento: