Ymeri: Qeveria për refuzim të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike

11:20 | 05 Gusht 2026
ymeri:-qeveria-per-refuzim-te-projekteve-amerikane-bazohet-blanko-te-tregtia-e-mafise-energjetike

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për të sqaruar mbi çfarë baze mbështetet qëndrimi i Qeverisë lidhur me projektin e gazit amerikan.

Sipas Ymerit, kërkesa është dorëzuar më 10 korrik 2026 me synimin për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Ymeri ka shkruar se Qeveria VV për refuzim/shtyerje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike.

Postimi i plotë:

Ministria e Ekonomisë nuk pat përgjigje se ku bazohet në qëndrimin e Qeverisë për Gazin Amerikan.

Natyrisht, sipas meje Qeveria VV për refuzim/shtyerje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike.

Megjithatë kërkesën e bëra me 10 Korrik 2026 për elektoratin, për transparencë e llogaridhënie.

Komento: