Gjiganti francez po ia merr nga duart yllin Milanit dhe Arsenalit

14:44 | 19 Qershor 2019

Gjiganti francez, Lyon kanë bërë një ofertë për mbrojtësin e Sampdoria, Joachim Andersen, i cili është gjithashtu një objektiv për Arsenalin dhe Milanin.

Dane është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A gjatë dy sezoneve të fundit – që kur ai zëvendësoi Milan Skriniar që u largua nga Sampdoria. Ai ka bërë përshtypje këtë sezon dhe ishte në radar të gjigantëve të Premierligës Tottenham,përcjell ORAinfo.

Sky Italia deklaron se përkundër interesave nga Arsenali dhe Milano, është Lyon që ka paraqitur një ofertë për mbrojtësin. Vlera e ofertës është aktualisht e panjohur./ORAinfo/

Komento: