Ministria e Shëndetësisë shënon Javën e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri

15:35 | 05 Gusht 2026
ministria-e-shendetesise-shenon-javen-e-ushqyerjes-me-qumesht-gjiri

Me rastin e Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, Ministria e Shëndetësisë ka përcjellë mesazhin “Ushqyerja me qumësht gjiri – investimi më i mirë për fëmijën tuaj”, duke theksuar rëndësinë e ushqyerjes me gji për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Përmes kësaj fushate ndërgjegjësuese, Ministria inkurajon nënat dhe familjet që të mbështesin ushqyerjen me qumësht gjiri, e cila konsiderohet mënyra më e mirë e të ushqyerit për foshnjat, duke ofruar përfitime të shumta shëndetësore si për fëmijën, ashtu edhe për nënën.

Komento: