
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë nisur takimin e radhës në përpjekje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Takimi vjen vetëm pak pasi Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, deklaroi se në atë moment nuk kishte zhvillime të reja lidhur me një takim me Kurtin.
Megjithatë, zhvillimet morën tjetër drejtim, pasi Kurti dhe Abdixhiku janë ulur sërish në tryezë për të vazhduar bisedimet mbi mundësinë e një bashkëpunimi qeverisës.
Ky është takimi i radhës ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, pas diskutimeve të zhvilluara edhe një ditë më parë. Ende nuk ka detaje nga përmbajtja e bisedimeve, ndërsa pritet që pas përfundimit të takimit të ketë deklarime nga të dyja palët.