Abdixhiku me mesazh për deputetët e LDK-së: Rrugëtim i përbashkët përpara

19:45 | 05 Gusht 2026
abdixhiku-me-mesazh-per-deputetet-e-ldk-se:-rrugetim-i-perbashket-perpara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një mesazh pas takimit me 18 deputetët e kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se me deputetët e LDK-së janë në përcaktimin e një rrugëtimi të përbashkët përpara.

“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i tij vjen në një kohë kur zhvillimet politike në vend janë në fokus të diskutimeve, ndërsa partitë po zhvillojnë takime për qëndrimet e tyre të mëtejshme./Gazeta10

Komento: