Duda Balje: Sot nuk e votoj kryeparlamentarin, nuk kam pasur takim me Kurtin

10:00 | 06 Gusht 2026
duda-balje:-sot-nuk-e-votoj-kryeparlamentarin,-nuk-kam-pasur-takim-me-kurtin

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta votojë kandidatin për kryetar të Kuvendit në seancën e sotme, duke theksuar se nuk ka zhvilluar takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe se qëndrimi i saj politik mbetet i pandryshuar.

Para hyrjes në Kuvend, Balje tha se nuk ka pasur asnjë bisedë me partitë politike lidhur me çështjen e presidentit dhe se aktualisht janë në pritje të zhvillimeve.

“Nuk ka pasur takim me Albin Kurtin, qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Sot nuk e votoj kryeparlamentarin, ndërsa për presidentin nuk kemi folur me asnjë parti politike. Ne jemi duke pritur. Mes nesh edhe partisë së Vetëvendosjes nuk ka besim në bindjet tona”, tha Balje./Gazeta10

Komento: