Kukësi i pafat, do të përballet me gjigantin italian në Europa League

15:10 | 19 Qershor 2019

KF Kukësi sërish i pafat.

Ditën e sotme është hedhur shorti për raundin e dytë të Europa League. Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë mësuar kundërshtarët e tyre, në rast se arrijnë të kualifikohen në raundin e parë. Kukësi sërish ka qenë pafat, pasi ka marrë të tjera lajme aspak të mira.

Skuadra verilindore do të ndeshet me Romën në raundin e dytë, në rast se arrin të kualifikohet ndaj Debreçenit. Kundërshtar i frikshëm edhe për Teutën. Skuadra bregdetare do të ndeshet me fituesin e çiftit Gzira (Armeni)-Hajduk Split (Kroaci).

Laçi ka qenë më me fat. Në rast kualifikimi ndaj Hapoel Ber Shevës, kurbinasit do të ndeshen me fituesen e çiftit, Shiroki Brijeg-Kairat Almati.

Komento: