Kurti: Konstituimi pa marrëveshje të presidentit është përgatitje për shpërndarjen e kuvendit

13:30 | 06 Gusht 2026
kurti:-konstituimi-pa-marreveshje-te-presidentit-eshte-pergatitje-per-shperndarjen-e-kuvendit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kërkesa e tij për afat shtesë do t’i shërbejë marrëveshjes së presidentit.

Në një prononcim për media, Kurti tha se çdo konstituim i kuvendit, pa marrëveshjen e presidentit, paraprakisht do të ishte përgatitje për shpërndarjen e kuvendit.

Kurti thotë se është e nevojshme që më patjetër të gjendet zgjidhje, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje sërish.

“Ne, pas certifikimit, u munduam të japim hapësirë për diskutime, ashtu siç kishin kërkuar partitë opozitare… me këtë rast duhet theksuar se, përballë kësaj situate e cila ka përvoje e trashëgimi, konsideroj se është e nevojshme ti jipet shansi vazhdimit të diskutimeve, para se të lëvizim me konstituimin e kuvendit, gjë që do të vështirësonte mandej diskutimet”, tha ai.

Komento: