Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, detaje jep Policia

17:50 | 06 Gusht 2026
alarmi-per-bombe-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-prishtine,-detaje-jep-policia

Një alarm për bombë është raportuar pasditen e së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana tha se policia menjëherë ka ndërmarrë masat e sigurisë në zonë.

“Rreth orës 16:30, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërrmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha ai.

E kjo nuk është hera e parë që për Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka pasur alarm për bombë, këto alarme kanë ndodhur edhe më herët, por që në realitet kanë qenë të rreme.

Komento: