Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e një shtëpie në Pejë

09:35 | 07 Gusht 2026
arrestohet-nje-i-dyshuar-per-grabitjen-e-nje-shtepie-ne-peje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të rëndë që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2025 në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ishte raportuar më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, në rrugën “Qamëria”, ku persona të dyshuar kishin hyrë në një shtëpi dhe kishin grabitur një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil.

Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Pejë, më 6 gusht 2026 u arrit identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Komento: