Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra

16:50 | 07 Gusht 2026
kurti-i-pyet-gazetaret-nese-“dikush-prej-juve-i-do-zgjedhjet-e-reja”,-pergjigjet-vete:-askush-pra

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke e përsëritur disa herë se nuk janë për zgjedhje të reja, vendosi që t’i pyesë edhe gazetarët për këtë.

“A ka dikush prej juve që i do zgjedhjet e reja? Më lejoni që t’ju pyes edhe unë më në fund njëherë. Pyetja ime ishte shumë konkrete, i nderuari gazetar. A ka dikush prej juve që dëshiron zgjedhje të reja?”, iu drejtua gazetarëve të pranishëm para Kuvendit.

Pasi s’mori përgjigje, Kurti e dha vetë: “Askush pra”.

Komento: