
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i është përgjigjur Albin Kurtit pas ftesës për takim, duke theksuar se nuk sheh nevojë për një takim të tillë.
Ai ka kritikuar drejtpërdrejt qasjen e Kurtit, duke thënë se “rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën”.
“Edhe pse pajtohem se demokracia kërkon bashkëpunim, jam thellësisht i bindur se rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që këtë ta kuptoni edhe vetë. P.S. këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të rradhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim.”
Gjini shton se qëndrimet e Aleancës tashmë janë të qarta dhe se ftesat për takim i sheh si përpjekje për të krijuar perceptim për mungesë bashkëpunimi.