Arrestimi i të dyshuarit për krime lufte, policia ndan pamjet

19:10 | 07 Gusht 2026
arrestimi-i-te-dyshuarit-per-krime-lufte,-policia-ndan-pamjet

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte me inicialet J.R.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka ndarë pamjet e arrestimit të të dyshuarit të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 gusht i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji.

Gjykata vlerësoi se ekziston rreziku që i pandehuri, nëse do të lihej në liri, të mund të ndikojë në prova dhe dëshmitarë, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Ja pamjet:

Komento: