Deri në 10 kilometra kolona në Morinë, pritje të gjata për të hyrë në Kosovë

22:15 | 07 Gusht 2026
deri-ne-10-kilometra-kolona-ne-morine,-pritje-te-gjata-per-te-hyre-ne-kosove

Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë.

Radha është krijuar në kahun për të hyrë në territorin e Kosovës.

Siç raporton Top Channel, pala kosovare po punon me procedurë standarde në kontrollin e automjeteve me targa të huaja.

Në këto ditë të para të gushtit shënohet numri më i lartë i ardhjes së diasporës në Kosovë.

Radhët kanë arritur afër 10 kilometra, pritjet shkojnë deri në një orë për të kaluar përtej kufirit.

Komento: