Zemaj fton LVV-në të vijë në Kuvend për të konstituuar legjislaturën e re

23:00 | 07 Gusht 2026
zemaj-fton-lvv-ne-te-vije-ne-kuvend-per-te-konstituuar-legjislaturen-e-re

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka bërë ftesë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të vijnë në Kuvend dhe bëjnë konstituimin e legjislativit të ri.

Përmes një videoje të publikuar nga Kuvendi, Zemaj tha se kjo situatë po e dëmton shtetin dhe mundin e sakrificën e atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“LVV, përmes kryesuesit të Kuvendit, ka thirrur nesër seancës. Kjo nuk është e pranueshme,ligjërisht është gabim, është shkelje kushtetuerse dhe e dëmton demokracinë e vendit. Unë e ftoj LVV-në edhe në këto orë të mbetura të vijë e të bëjë konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, tha Zemaj në këtë video.

Ai tha se nuk do të lejohet shkelja e Kushtetutës dhe kapja e shtetit “nga një parti e vetme dhe nga logjika të cilën po e shohim të gjithë”.

“Ndaluni sepse kjo po e dëmton shtetin, vullnetin e qytetarëve dhe mundin e të gjithë atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, theksoi deputeti i LDK-së.

Komento: