Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

23:35 | 07 Gusht 2026
besnik-tahiri:-dyert-e-salles-se-kuvendit-jane-te-mbyllura-perkunder-faktit-qe-e-kemi-lajmeruar-me-kohe-kryesuesin

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës janë të mbyllura, pavarësisht kërkesës së deputetëve të ish-opozitës për seancës për konstituim të institucionit legjislativ.

Ai tha se për kërkesën e tyre për seancë të jashtëzakonshme është njoftuar me kohë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari dhe Administrata e Kuvendit të Kosovës.

“Siç e patë, dyert e sallës ku sonte do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura. Janë të mbyllura përkundër faktit që ne si grup parlamentar e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po ashtu edhe Administratën e Kuvendit me kohë me shkrim, por siç shihet salla është e mbyllur”, deklaroi Tahiri.

Komento: