Lushaku: Pamje e keqe në Kuvend, përgjegjësia për moskonstituim bie mbi partinë e parë

12:50 | 08 Gusht 2026
lushaku:-pamje-e-keqe-ne-kuvend,-pergjegjesia-per-moskonstituim-bie-mbi-partine-e-pare

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, e cilësoi si “pamje të keqe” atë që ndodhi në Kuvend, duke thënë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të shohin pamjet e Kuvendit dhe të shohin fajtorin për zhvillimet e fundit.

“I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që të shohin këtë pamje të një Kuvendi i cili mblidhet dhe nuk arrin të konstituohet dhe përgjegjësia i takon subjektit më të madh”.

Komento: