Arrihet marrëveshja, ndeshjet kualifikuese të Feronikelit do të transmetohen nga ky televizion

16:33 | 19 Qershor 2019

Feronikeli nga java e ardhshme do ta nis misionin për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Të martën e ardhshme kampioni i Kosovës në futboll, Ferronikeli do të nis kampanjën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Nga data 25 qershor, skuadra nga Drenasi do të përballet ndaj Lincoln Red të Gjibraltarit.

Këtë takim dhe të tjerat në radhë do t’i transmetojë Radio Televizioni i Kosovës.

“Është arritur marrëveshja ndërmjet KF”Feronikeli” me Radio Televizionin e Kosovës,për transmetimin e ndeshjeve në Evropë”, ka shkruar Blerim Vuniqi, drejtor i programit të sportit në RTK.

Komento: