
Jose Mourinho, trajneri i Real Madridit, ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e talentit të tij të ri, Thiago Pitarch, veçanërisht pas interesimit të Fulhamit për ta transferuar.
Sipas gazetës “AS”, Pitarch nuk do të largohet nga Real Madridi dhe do të jetë një tjetër lojtar në dispozicion të Mourinhos.
Trajneri portugez i ka kërkuar Pitarchut të qëndrojë dhe do të llogarisë tek ai sapo të rikuperohet nga dëmtimi. Një rikthim te Castilla nuk është pjesë e planeve të tij.
Pitarch mund të vazhdojë të ketë një kartelë regjistrimi me Castilla, por Mourinho do ta trajtojë atë si lojtar të ekipit të parë.
Për talentin e ri kishin mbërritur tashmë oferta joshëse, ku më e rëndësishmja ishte ajo e Fulhamit dhe trajnerit të tyre, Álvaro Arbeloas. Megjithatë, Mourinho dëshironte që ai të qëndronte me çdo kusht.
Pasi u shpall kampion me Spanjën U19, Pitarch u rikthye me vetëm një ide në mendje: të luftonte dhe të fitonte vendin e tij te “Los Blancos”.
Ai nisi përgatitjet për sezonin e ri, por një dëmtim i ndërpreu planet. Megjithatë, kjo goditje nuk e ka ndryshuar të ardhmen e tij.
Beteja e tij do të zhvillohet në mesfushë, aty ku Mourinho e sheh si një lojtar të përshtatshëm për skuadrën.
Konkurrenca do të jetë e fortë. Në skemën 4-2-3-1, të cilën trajneri portugez e përdor rregullisht, në repartin e dyshes së mesfushës janë Tchouaméni, Valverde, Camavinga dhe Bernardo Silva, ndërsa tani në këtë garë do të jetë edhe Thiago Pitarch.