Parashikimi i motit për sot

08:05 | 09 Gusht 2026
parashikimi-i-motit-per-sot

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës priten lokalisht vranësira të pjesshme. Në zonat malore, kryesisht në perëndim të vendit, mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-39 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C. /MeteoKosova

Komento: