Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

12:10 | 09 Gusht 2026
arrestohet-nje-person-i-kerkuar-me-urdherese-gjyqesore-ne-kacanik

Sot, rreth orës 05:10, patrulla policore e stacionit policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar personin M.R., 20 vjeç.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge””, njofton policia.

Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, “me urdhër të gjykatës, është dërguar për vuajtjen e dënimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh”, vijon njoftimi.

Komento: